Jennifer Lopez në studio, fillon punën për projekte të reja! - Bota Sot
Jennifer Lopez në studio, fillon punën për projekte të reja!

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez në studio, fillon punën për projekte të reja!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:15
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez po rikthehet në punë!

50-vjeçarja “Let’s Get Loud”  postoi një seri fotografish brenda një studio regjistrimi të enjten (18 qershor), duke treguar se ka filluar punën për muzikë të re.

“Është koha e verës dhe në po përziejmë diçka shumë të nxehtë. Unë mezi po pres që ju të dëgjoni se çfarë kemi punuar…,” shtoi ajo.

Image
Jennifer Lopez

Albumi i fundit i Jennifer , AKA , u publikua në vitin 2014. Ajo ka lëshuar disa këngë që nga ajo kohë duke përfshirë “Medicine”, “Te Guste” dhe “Baila Conmigo”. 

Ajo ditë më parë ka rikujtuar turneun e fundit të vitit 2019, duke u shprehur: “Unë nuk mund të besoj se ka kaluar një vit që nga turneu #ItsMyPartyTour! Shfaqja ishte një punë dashurie dhe të menduarit për të më kujton sesi mezi po pres që të shoh të gjitha fytyrat e tua të bukura të lumtura kur të fillojë përsëri me koncerte!! Ndani me mua momentet tuaja të preferuara nga shfaqja! #TBT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat