Khloe Kardashian befason përsëri, tregon ‘fytyrën e 5-të për këtë vit’ në festën e ditëlindjes

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian befason përsëri, tregon ‘fytyrën e 5-të për këtë vit’ në festën e ditëlindjes

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:58
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka treguar atë që fansat e kanë quajtur 'fytyrën e pestë' të vitit.

36-vjeçarja, festoi ditëlindjen këtë fundjavë dhe ndau një foto të vetes në Instagram, ku dukej shumë ndryshe.

Në foto duket që ka veshur një fustan me shkëlqim gold dhe ndërkohë ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke u bërë zeshkane.

Duket se ngjyra e re i ka pëlqyer shumë edhe pse historikisht, Khloe ka qenë fanse e flokëve bjondë. Por në foton e fundit, ajo përsëri duket shumë ndryshe.

Disa ndjekës kanë pikëpyetje nëse Khloe i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, ndërsa të tjerë mendojnë se ka përdorur thjesht filtra.

Të tjerë kanë numëruar se sa herë ka ndryshuar fytyra e saj këtë vit, duke dalë në përfundimin se gjithsej numri është pesë.

Ndërkohë, Khloe, ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat