Ja cila është vajza bukuroshe nga Elbasani, e dashura e re “sekrete” e Stresit - Bota Sot
Ja cila është vajza bukuroshe nga Elbasani, e dashura e re “sekrete” e Stresit

Bota e Yjeve

Ja cila është vajza bukuroshe nga Elbasani, e dashura e re “sekrete” e Stresit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:38
Atalanta Kërçyku

Shoqëria e fundit me një bjonde simpatike duket se ndikoi në ndarjen e këngëtarit të njohur me emrin artistik Stresi, pak muaj më parë, me ish-të dashurën e tij, Keisi.

Pas ndarjes Keisi me anë të deklaratave në rrjetet sociale la të nënkuptohet se Stresi e kishte tradhtuar, ndërkohë që vajza për të cilën bëhet fjalë është gjithashtu një emër i njohur në botën show-biz.

Biondia seksi që shoqërohet me Stresin është identifikuar si Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.

Image

Ai ka mbaruar arsimin e lartë për arkitekte.

Atalanta është nga Elbasani,dhe  është shfaqur në mediat dhe ekranet shqiptare. Aktualisht ajo është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Channel”.

Image

Ajo dhe Stresi  e kanë nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë. Kjo u pa qartë kur Atalanta ishte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.

Në fotot, ajo shihej e përqafuar me këngëtarin dhe madje dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa krijuan dyshimet e para.

Së fundmi mësohet se së bashku ata po kalojnë shumë kohë së bashku, madje nga rrjetet sociale kanë pozuar të dy në jug të vendit, edhe pse kanë preferuar që për momentin të mos i bëjnë publike fotot pranë njëri-tjetrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat