Nga prapa dukej normale, por kur u kthye përballë, e dashura e Ben Affleck i befasoi të gjithë!

Bota e Yjeve

Nga prapa dukej normale, por kur u kthye përballë, e dashura e Ben Affleck i befasoi të gjithë!

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 07:57
Ana de Armas

Që kur marrëdhënia e saj me Ben Affleck u bë publike, Ana de Armas ka rrëmbyer vëmendjen e paparacëve dhe kohët e fundit, u fotografua ndërsa zbriste nga makina në Los Angeles.

Veshja e saj nga prapa duket normale: një këmishë e bardhë me pantallona të shkurtra. Por përballë, ishte tjetër gjë: de Armas e kishte zbërthyer këmishën e poshtë saj mbante rrobebanjo retro, të cilat i ekspozonin shumë bustin.

Edhe pse dukej gati e zhveshur, kjo nuk e shqetësonte aspak. Ana dhe Affleck, 47 vjec, janë fotografuar në shumë raste bashkë e madje edhe me fëmijët e aktorit të famshëm hollivudian.

Image
Ana de Armas

Lidhja e tyre u bë për herë të parë publike në muajin mars, e më vonë u mësua se kishin vendosur ta kalonin karantinën së bashku në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat