Halle Berry heq dorë nga roli i transvestitit pas protestave se 'nuk foli siç duhej'

Bota e Yjeve

Halle Berry heq dorë nga roli i transvestitit pas protestave se 'nuk foli siç duhej'

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:29
Halle Berry

Halle Berry ka hequr dorë nga roli i një transvestiti prej  indinjatë që shpërtheu në internet pas një interviste që dha për këtë roli.

Berry postoi një shënim në mediat sociale duke thënë: "Gjatë fundjavës pata mundësinë të diskutoj për rolin e ardhshëm si një transgjinore dhe do të dëshiroja të kërkoja falje për ato vërejtje. Si  grua, tani e kuptoj se nuk duhet ta kisha marrë atë rol, dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë pa dyshim mundësinë për ta treguar historitë e tij".

Vendimi erdhi pas një interviste të premten në Instagram me stilistin e flokëve Christin Brown, gjatë së cilës Berry diskutoi për rolin e një burri transvestit që ajo po planifikonte të merrte në një film ende pa titull.

Berry tha: "Është një rol ku gruaja është një personazh transvestit, është një grua që kthehet në burrë. Ajo është një personazh në një projekt që unë e dua dhe mund ta bëj ... Kush ishte kjo grua kaq interesante për mua dhe që ndoshta do të jetë projekti im i rradhës. "

Mirëpo,  referimi i Berry për personazhin si një "grua" dhe si një "ajo" - ngjalli reagime të konsiderueshme në mediat sociale, ku e akuzuan për keqpërdorim.

Vendimi i Berry për ta braktisur rolin u mirëprit nga grupi udhëheqës aktivist LGBTQ Glaad, i cili shkroi në Twitter: "Ne jemi të kënaqur që Halle Berry dëgjoi shqetësimet e njerëzve transgjinorë dhe mësoi prej tyre. Njerëz të tjerë të fuqishëm duhet të bëjnë të njëjtën gjë. "

Vendimi i Berry pason daljen e Scarlett Johansson nga Rub & Tug në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat