Këngëtarja e famshme për pak përfundoi tek psikologët për shkak të Justin Bieber - Bota Sot
Këngëtarja e famshme për pak përfundoi tek psikologët për shkak të Justin Bieber

Bota e Yjeve

Këngëtarja e famshme për pak përfundoi tek psikologët për shkak të Justin Bieber

Nga: E.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:02
Justin Bieber

Billie Eilish kohë më parë ishte një fanse shumë e madhe e Justin Bieber. Para se të bëhej fituese e Grammy dhe të merrte famë ndërkombëtare, ajo ishte e “dashuruar” në Justin Bieber.

Këtë sekret e zbuloi nëna e saj, Maggie Baird, shkruan “Daily Mail”.

Nëna e këngëtarës tregoi se Billie ishte e fiksuar pas këngës “As long as you love me”.

Gjithashtu, prindërit e saj menduan që ta dërgonin edhe në terapi, transmeton “Bota Sot”.

 “Billie vetëm fliste për të dhe ishte shumë e emocionuar që do dilte kënga. Vetëm qante e qante. Ne menduam që ta dërgonim në terapi”, tha Baird.

Tutje, këngëtarja ka treguar se ka pas probleme me shëndetin mendor dhe se kishte një periudhë të jetës që vetëm qante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat