Ditëlindja e ëmbël e Olta Gixharit, aktorja feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj

Bota e Yjeve

Ditëlindja e ëmbël e Olta Gixharit, aktorja feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:37
Olta Gixhari

Padyshim që kjo është ditëlindja më e bukur për Olta Gixharin. Aktorja shqiptare për herë të parë feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj.

Ajo është në pritje të fëmijës së saj dhe 34-vjetori i lindjes është i veçantë për të.

Aktorja është në javën e 32-të të shtatzënisë dhe foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti.

Herë pas here, Olta Gixhari publikon foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë detaje të shtatzënisë me ndjekësit.

“#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona të fundit çift?‍❤️‍? Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim,”- shkroi aktorja pak ditë më parë në një postim në Instagram, duke treguar se ajo dhe partneri i saj misterioz mezi po e presin.

Por Olta Gixhari ende nuk ka zbuluar gjininë e foshnjës. Madje aktorja publikoi një foto dhe pyeti ndjekësit nëse mund ta gjenin nga forma e barkut nëse bebi është djalë apo vajzë.

“Sa çudi që disa njerëz vetëm nga forma e barkut janë në gjendje të kuptojnë seksin e bebit? Po unë si dukem, do të bëj një vajze apo një djalë? Se një do të bëj kjo është e sigurt ? #judua”– shkroi ajo.

Ndërsa një prej ndjekësve i komentoi: “Të jetë mirë me shëndet, fëmijët janë dashuri (ndërsa plakat e fisit sipas barkut tënd do thoshin vajzë ??‍♀️)mua mi kanë gjet të dy????.”

Ndërsa aktorja iu përgjigj: “????? plakat e fisit mi puth.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat