Si ndihet në të vërtetë Kim Kardashian për aspiratat presidenciale të Kanye West

Bota e Yjeve

Si ndihet në të vërtetë Kim Kardashian për aspiratat presidenciale të Kanye West

Nga: B.F Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:45
Kim Kardashian,Kanye West

Gjatë kësaj jave, reperi i njohur tregoi për aspiratat e tij politike në një intervistë  4 orëshe për Forbes, e ku ndër të tjera tregon edhe për eksperiencën e tij me COVID-19, për kampanjen e tij presidenciale dhe për shëndetin e tij mental.

Duke përmendur luftën me çrregullimin bipolar, Kanye shprehet: “Zoti thjeshtë më dha qartësinë se tani është koha (të garojë për president). Ju e dini se unë kam mbaruar në spital dhe njerëzit më thërrisnin të çmendur, mirëpo unë nuk jam i çmendur.”

“Ndërmjet ndikimit dhe pozitës në të cilën ti futesh si muzikant, shkuarja në turne, bërja e albumeve dhe në fund shikoni në llogarinë tuaj, nuk keni para fare, ndaj kjo të çmend” thotë ai. “ Gjatë gjithë kësaj kohe jam dukur si i çmendur sepse nuk ka qenë koha e duhur, ndërsa tani është.”

Kim që ende nuk e ka komentuar publikisht intervisten e Kanyes, ka adresuar sjelljen aktuale të burrit të saj mbrapa dyerve të mbyllura.

“Kim është shumë e shqetësuar për të”, thotë një burim i brendshëm. “Ajo e kupton nëpërmjet asaj që kalon ai kohë pas kohe. Ai është shumë i apasionuar në gjithçka që ai bënë, të cilën Kim e respekton, por ajo nuk pajtohet gjithmonë me veprimet e tij”.

“Ajo e din qe Kanye është shumë serioz për garën e tij për president, dhe publikisht e mbeshtet atë”, shton më tutje burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat