Nuk po gjen rehat! Khloe Kardashian sapo ndryshoi diçka tjetër në fytyrën e saj

Bota e Yjeve

Nuk po gjen rehat! Khloe Kardashian sapo ndryshoi diçka tjetër në fytyrën e saj

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:24
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian po përballet me spekulime të reja, sipas të cilave ajo i është nënshtruar përsëri një ndërhyrjeje estetike.

36-vjeçarja, ka befasuar ndjekësit e saj me "fytyrat e ndryshme” javët e fundit.

Në një seri fotografish të postuara në Instagram këtë fundjavë, Khloe dukej sërish ndryshe, edhe një herë.

Shumë ndjekës e akuzuan se ka përdorur mbushës (lip filler) në buzë.

Përkundër të gjitha spekulimeve, Khloe ka këmbëngulur që kurrë nuk i është nënshtruar një operacioni apo ndërhyrjeje estetike dhe thotë se nuk do ta bëjë kurrë.

Ajo mohoi të gjitha spekulimet dhe këmbëngul që ndryshimet kanë të bëjnë thjesht me metodat e make up-it.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat