Këngëtarja e famshme nuk e ka problem, zbulon si i duket pa make-up në fytyrë - Bota Sot
Këngëtarja e famshme nuk e ka problem, zbulon si i duket pa make-up në fytyrë

Bota e Yjeve

Këngëtarja e famshme nuk e ka problem, zbulon si i duket pa make-up në fytyrë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:00
Rihanna

Prej disa kohësh ajo është larguar nga muzika, për t’iu përkushtuar biznesit të saj. Është fjala për Rihanna-n, e cila ka krijuar një perandori të suksesshme të modës dhe kozmetikës. Madje tani ajo është duke hedhur në treg edhe produkte për lëkurën, “Fenty Skin”.

E për të reklamuar produktet e saj, 32-vjeçarja ka vendosur që të shfaqet për fansat pa pikë grimi në fytyrë. Këngëtarja e famshme tregoi përmes një postimi në “Instagram” rutinën e saj të përditshme për lëkurën, e duke reklamuar edhe markën e saj.

Ajo shfaqet e bukur si gjithmonë me fytyrën e saj të freskët, pa asnjë filtër apo makijazh. Nga ana tjetër kujtojmë se Riri ka hedhur planet edhe për albumin e saj të nëntë, pasi Covid-19 shkatërroi industrinë e modës.

Image
Rihanna
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat