Ka trup më të bukur se kur ishte në të 20-tat, nëna 51-vjeçare këmbëngul: Gjitha gratë e moshës...

Bota e Yjeve

Ka trup më të bukur se kur ishte në të 20-tat, nëna 51-vjeçare këmbëngul: Gjitha gratë e moshës...

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 06:38
Lynn Montoya

Një nënë 51-vjeçare ka zbuluar sekretin për fizikun e saj të jashtëzakonshëm, të cilin sipas saj, nuk e kishte as kur ishte në të 20-tat.

Trajnerja e fitnesit, Lynn Montoya nga Kalifornia, ndihmon klientët me programet e saj të personalizuara të trajnimit, pavarësisht nga mosha e tyre. Ajo sigurohet që edhe gratë e tjera në të 50-tat e tyre të arrijnë trupin e ëndrrave.

Lyen trajnohet shumë gjatë ditës në mënyrë që të ruaj trupin në formë të shkëlqyer. Ajo shprehet se çdo grua ka aftësinë që të arrijë të njëjtat rezultate, për sa kohë ato janë të gatshme të përkushtohen për të jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Image
Lynn Montoya

Duke folur për “Jam Press”, Lynn është shprehur: “Ne gratë jemi të kushtëzuara që të besojmë se teksa plakemi, ne duhet ta marrim më lehtë dhe se stërvitjet duhet të jenë të ngadalta. Unë besoj krejt të kundërtën”.

Më pas ajo ka shtuar se “klientet e saj ushqehen shëndetshëm, trajnohen shumë dhe si pasojë kanë rezultate të shkëlqyeshme”.

Image
Lynn Montoya
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat