Rita merr vëmendje me pozat bardhë e zi, sërish ‘harron’ reçipetat

Bota e Yjeve

Rita merr vëmendje me pozat bardhë e zi, sërish ‘harron’ reçipetat

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 00:36
Rita Ora

Rita di si të kthejë gjithë vëmendjen nga ajo.

Rita Ora ka publikuar disa fotografi të reja në rrjete sociale, në të cilat kësaj radhe erdhi më ndryshe prej herave të tjera.

Kësaj radhe, këngëtarja kishte veshur një palë pantallona të gjerë dhe një bluzë, nën të cilën nuk mbante fare veshur reçipeta.

Në fotografitë e fundit, Rita vë në pah linjat trupore, për të cilat kohën e fundit po kujdeset në maksimum duke mos i anashkaluar aspak ushtrimet edhe kur gjendet në shtëpi.

Rita së fundi është përfolur për një lidhje të re, pasi u fotografua krah një regjisori, por një gjë të tillë ende as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar.

Sa i përket projekteve muzikore, Rita po punon për albumin e tretë, ndërsa aktualisht ka pezulluar planet për koncerte për shkak të pandemisë COVID-19. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat