“Kam marrë bërryla”- Moderatorja Eva Murati flet për rikthimin në televizion dhe mundësinë e largimit nga ekrani

Bota e Yjeve

“Kam marrë bërryla”- Moderatorja Eva Murati flet për rikthimin në televizion dhe mundësinë e largimit nga ekrani

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 06:42
Eva Murati

Moderatorja Eva Murati mezi po pret që të rikthehet në ekran. Pas izolimit nga koronavirusi, ajo do rikthehet në televizion për të prezantuar emisionin për Champions League.

 “Me zor po e pres këtë momentin e kthimit në ekran. Më ka marrë malli, tani që po vijë këtu e ndjeva adrenalinën të live-it. Po ndihesha mirë me këtë adrenalinë. Më ka marrë malli. Me 7 gusht rikthehem, fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions League, më të lumtur se kurrë. Prapë do rikthehem me sport,”- tha ajo e ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit”.

“Të pëlqen sporti?”- u pyet ajo nga moderator i emisionit.

“Më pëlqen jo ndoshta sporti dhe futbolli në përgjithësi por programi që prezantoj. Sepse Champions nuk është një program i zakonshëm futbolli, është elita e futbollit. Ndihem mirë aty,”- u përgjigj Eva Murati.

Moderatorja rrëfeu është paragjykuar për profesionin e saj si moderator sportive.

Ajo u shpreh se në Shqipëri njerëzit janë mësuar t’i shohin vajzat në emisionit sportive krah të një moderatori dhe duke prezantuar vetëm.

 “Paragjykimet janë, në këtë fushë jemi mësuar me një vajzë që është në krah të një partneri mashkull, që është më tepër në rolin e suportit vajza megjithatë mua mu bë kaq kohë që e drejtoj e vetme programin dhe jam ok,”- u shpreh Eva Murati.

Moderatorja tregoi se gjatë karrierës së saj është përballur me “bërryla”, ndërsa foli edhe për mundësinë e largimit nga ekrani.

“Kam parë bërryla gjatë karrierës sime, i shoh sot e kësaj dite kur nuk e pres. Kur je e vogël i sheh më shumë, varet shumë edhe nga mjedisi familjar ku rritesh. Mendoj se ku rritesh në një ambient familjar me dashuri, mbështetje nuk të shkosh as ndër mend që ti bësh keq tjetrit, ta ulësh apo ti bësh diçka. Por nëse rritesh me inat, sforco dhe xhelozi duke e parë tjetrit, vetvetiu të vjen të bësh keq. Ashtu je mësuar, nuk e koncepton si gjë të gabuar. Unë vij nga një familja shumë ndryshe që nuk ma kanë përkrahur këtë rrugën e televizionit pavarësisht se ishte qejfi dhe dëshira ime më e madhe që e nisa në një moshë të re. Kështu që e kam hasur.

Jo se jam e lodhur nga jeta e televizionit, më jep adrenalinën në momentet që e dua. Megjithatë ka momente që e mendoj a ia vlen kjo lodhje mendore sepse fatmirësisht fizike nuk kemi. Risku që marrim për të dalë para kamerave, është presion i madh. Riskun e ke me veten tënde,”- u shpreh ajo.

Eva Murati shtoi se në vendin tonë nuk ka VIP-a por vetëm njerëz që sillen si të tillë, duke theksuar se vetë është munduar të jetë sa më e qetë.

“Ka lloje të ndryshe të figurave publike. Nuk mund të them që e ka VIP-a, ka njerëz që sillen si VIP-a, pa arsye. E kanë qejf jetën e të veshurit shtrenjtë, të bërit jetë luksoze. Nuk e llogaris veten tek persona të tillë. Mundohem të jem e thjeshtë. Nuk duroj kur më shohin publik dhe bëjnë sikur më shohin pa mendje, më mirë më përshëndesin,”– përfundoi moderatorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat