Nuse në kohë pandemie, dalin fotot e Gymysh me fustan të bardhë

Bota e Yjeve

Nuse në kohë pandemie, dalin fotot e Gymysh me fustan të bardhë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:18
Songül Öden

Vetëm një natë më parë, aktorja e njohur Songül Öden, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private me biznesmenin e njohur Arman Bıçakçı. Edhe pse ishte një ceremoni pothuaj e izoluar dhe me një rreth të ngushtë të ftuarish, mediat i kanë siguruar ato pak foto, të cilat kanë nisur xhiron e rrjetit.

Pas pothuaj 4-vjetësh bashkë, Songul dhe Arman i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme në prani të një rrethi shumë të ngushtë dëshmitarësh.

Aktorja është ulur në tryezën e martesës me biznesmenin e njohur Arman Bıçakçı, i cili ka preferuar që lidhja e tyre të mbetet hermetike dhe asnjëherë nuk ka dashur të flasë publikisht për të.

Në fotografitë e publikuara, aktores i lexohet qartë lumturia në sy.

Aktorja zgjodhi të veshë një fustan nga marka “Barrus Landon” dhe një kurorë “Gaios”. Po kështu, edhe për flokët dhe grimin, zgjodhi dy nga emrat më të mirë mes personazheve të njohur në Stamboll, Sedat Temur dhe Onur Gürbiz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat