Charlize Theron: Jam në një marrëdhënie intime me veten - Bota Sot
Charlize Theron: Jam në një marrëdhënie intime me veten

Bota e Yjeve

Charlize Theron: Jam në një marrëdhënie intime me veten

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 21:06
Charlize Theron

Aktorja tregoi përgjigjen e saj kur një nga fëmijët e saj i tha ‘ke nevojë për një të dashur’

Charlize Theron mund të jetë aktore fituese Oskari, por thotë se roli që vlerëson më shumë është ai i nënës.

Duke folur në një program të stilistes Diane von Furstenberg Theron foli për fëmijërinë e saj dhe babanë abuziv, ndërsa theksoi rëndësinë që i jep të qenit nënë për fëmijët e saj.

44-vjeçarja bukuroshe tregon se kërkon të japë shembullin për vajzat e saj Jackson e August. “Isha në makinë me dy vajzat, dhe e vogla më tha diçka si ‘ti ke nevojë për një të dashur,’” kujton Theron.

“Unë i thashë, jo tani. Jam tashmë në një marredhënie, për momentin jam në një marrdhënie me veten”, thotë aktorja.

Ajo vazhdoi më tej mbi idenë: “Ka shumë stigmatizim për këto çështje, pra se gratë dështojnë nëse nuk janë në një marredhënie, apo se në një farë mënyrë është faji i tyre. Prandaj dua të rritet një gjeneratë vajzash të reja që të kuptojnë se nuk është turp të jesh në marredhënie me veten; të mos biesh në atë që shoqëria parashikon për ty ose që është e pranueshme; Nëse nuk je në një marrëdhënie me dikë, nuk ke dështuar.”

“Dy ditë më parë kur shikoja prapa vajzat në pasqyrën e makinës pas përgjigjes time, pesë-vjeçarja mbeti e shtangur, por të paktën e di se ajo kuptoi se ka një tjetër mundësi.”

Aktorja e lindur në Afrikën e Jugut tha se kishte dëshiruar të ishte nënë që prej një moshe të re.

“Nuk kam pasur motra e vëllezër, dhe nëna ime ka një letër që i kan shkruar për Krishtlindje ku i kërkoja që të shkonte në një jetimore dhe të adoptonte një vëlla ose motër për mua. Kur unë bëra adoptimin e parë, mamaja ime ma tregoi letrën”, thotë Theron, duke iu referuar adoptimit të vajzës së parë Jackson, në vitin 2012.

Ajo thotë se shpreson t’i mësojë vajzave mësime të rëndësishme për pavarësinë dhe vetë-vlerësimin.

“Fëmijët e mi erdhën te unë në mënyrë të papritur. Nuk e dija që do të isha nëna e dy vajzave afro-amerikane, këto gjëra më kanë ndërgjegjësuar sesa pak di. Fëmijët e mi më kanë hapur sytë ndaj botës”.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat