“Instagram” i fshiu pozen me bikini/ Ylli televiziv nuk do t’ia dijë, poston foton “hot”... - Bota Sot
“Instagram” i fshiu pozen me bikini/ Ylli televiziv nuk do t’ia dijë, poston foton “hot”...

Bota e Yjeve

“Instagram” i fshiu pozen me bikini/ Ylli televiziv nuk do t’ia dijë, poston foton “hot”...

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:38
Lauren Goodger

Pak ditë më parë ajo pretendoi se “Instagram”-i i kishte fshirë një foto, pasi atë e raportuan “njerëzit xhelozë.

Por një gjë e tillë nuk e ndalon Lauren Goodger që të ekspozojë sërish format e saj bombastike në profilin e saj të “Instagram”-it.

Të martën, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa imazhe ku dukej mahnitëse teksa tregonte aseset e bollshme në një postim të guximshëm.

Ylli televiziv u shfaq para 754 mijë ndjekëse me një palë bikini të bardha, të cilat nuk i lanë vend imagjinatës. Lauren e ka realizuar foton në shtëpinë e saj dhe më pas vendosi që ta bënte publike.

Pozat provokuese erdhën menjëherë pasi disa foto ku shfaqej me bikini ia fshinë nga “Instastory” më herët gjatë ditës.

Lidhur me këtë Lauren reagoi ashpër, pasi u shpreh se “njerëzit xhelozë i kanë fshirë foton pasi e kanë raportuar si nudo dhe me sjellje seksuale”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat