Rita shijoi një ditë me diell në jaht bashkë me miqtë dhe të dashurin

Bota e Yjeve

Rita shijoi një ditë me diell në jaht bashkë me miqtë dhe të dashurin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:21
Rita Ora

Rita Ora tregoi linjat trupore në bikini prej ari, teksa po qëndron për pushime në Ibiza.

Rita Ora po shijon disa ditë pushimi me një grup miqsh dhe të dashurin e ri, Romain Gavras, shkruan DailyMail.

Rita vazhdoi argëtimin edhe të premten, derisa u fotografua në oqean, duke treguar figurën fenomenale trupore.

Autorja e hitit “Hot right now”, 29 vjeçe, dukej mahnitëse teksa shihej rrogull e veshur me një palë bikini ngjyrë ari.

Rita po qëndronte në anije, ndërsa u freskua edhe në det dhe nuk iu shpëtoi fotografive të paparacëve. Atë e fotografuan në çdo lëvizje që bëri në këtë udhëtim dhe bënte që të gjithë ta kthenin kokën nga ajo.

Aksesorët nuk i mungojnë asnjëherë, ajo kishte vendosur një koleksion gjerdanësh, vathë dhe rrathë.

Në fillim të kësaj jave, Rita u pa se po kalonte kohë të mirë bashkë me shoqëri në ishullin Balearic. Këngëtarja dhe regjisori greko-francez, 39 vjeç u panë bashkë një muaj më parë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat