Pasi deklaroi se vera nuk është stina e dashurisë, por e aventurave, Alesia Bami pushon në stilin “Baywatch”

Bota e Yjeve

Pasi deklaroi se vera nuk është stina e dashurisë, por e aventurave, Alesia Bami pushon në stilin “Baywatch”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:03
Alesia Bami

Alesia Bami është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj sentimentale dhe mundohet ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Por së fundi moderatorja zbuloi se vera nuk është stina e duhur për të, për gjetjen e dashurisë.

Ish-velina u shpreh se nuk ka mundësi të flirtojë me djem, pasi shkon në gjiret ku nuk ka njerëz kur del me shoqërinë. Ndërsa kur shkon në plazh me familjen zgjedhin vendet ku nuk ka rini. Megjithatë, ajo shtoi se flirtimet e verës nuk i mendon si diçka serioze dhe janë të shkurtra. “Unë nuk flirtoj dhe nuk njoh njerëz në verë, për arsye se jam në këto gjiret që s’ka njerëz. Prandaj nuk njoh.

Jam me shoqërinë ose me familjen time. Me familjen jam në vende ku nuk ka shumë rini dhe nuk kam mundësi ku të flirtoj. Nuk i mendoj si diçka serioze flirtimet e verës, mendoj që janë shumë të shkurtra”, tha Alesia Bami në “E diell”. Ndërkohë, si për ta vërtetuar se vera është stina e aventurave, ajo ka zbuluar momente nga pushimet e saj këtë verë. Alesia ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa foto ku shfaqet seksi, të cilat i ka përshkruar me një fjalë “Baywatch”, siç titullohet edhe seriali më i famshëm i të gjitha kohërave.

Alesia Bami është një nga personazhet publike më të komentuara në Shqipëri. Edhe pse të gjithë duan të dinë më shumë rreth jetës së saj sentimentale, ish-velina mundohet ta mbajë shumë private, por nuk heziton të japë deklarata të forta publike. Një nga prezantueset e programit “E diell” ka treguar nëse do të mund ta kalonte jetën vetëm me një mashkull.

Gjatë diskutimit në emisionin “E diell”, Alesia tha se është e vështirë që të qëndrosh vetëm me një partner gjithë jetën. Ajo u shpreh se në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur. “Është e vështirë të kalosh një jetë të tërë me një mashkull, siç është e vështirë për të gjetur personin e duhur për të kaluar gjithë jetën. Por nuk do të thotë se është e pamundur. Brezi ynë e ka më të vështirë sepse kemi më shumë punë, si dhe lirshmëri.

Nuk ke kohë të kalosh me partnerin dhe të gjitha këto të shtyjnë drejt ndarjes. Por nëse dy njerëz kanë dëshirën e mirë për ta ruajtur marrëdhënien, e bëjnë që të funksionojë dhe të zgjasë”, u shpreh Alesia Bami. Ndërkohë ka pasur një antagoniste gjatë këtij sezoni shfaqja e saj në ekranin e “Top Channel” si prezantuese. Ajo ishte ish-lojtarja e “Big Brother”, Xhensila Pere.

Gjatë një interviste për emisionin “Mes Yjesh”, Pere u shpreh se moderatorja Alesia Bami është e bukur, mirëpo nuk është e denjë për të qenë aty ku është, ndërsa shtoi se në vendin e saj mund të ishte një person tjetër më i aftë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat