Justin dhe Hailey Bieber shijojnë pushimet në rezidencën ku qëndruan familja Kardashian-Jenner

Bota e Yjeve

Justin dhe Hailey Bieber shijojnë pushimet në rezidencën ku qëndruan familja Kardashian-Jenner

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 17:56
Bieber dhe Hailey

Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner kanë qenë duke shijuar pushimet në një shtëpi luksoze në Malibu.

Por, përpos këtyre dy emrave të njohur edhe Justin me bashkëshorten e tij, Hailey kanë vendosur që të shkojnë në po të njëjtin vend, shkruan Daily Mail.

26-vjeçari ishte fotografuar nga paparacit, ndërsa shihej me një bluzë dhe pantallona të gjera.

Ndërkaq, Hailey nën një këmishë mbante të veshur një palë bikini, e cila nuk ia kufizonte t’i theksonte linjat trupore.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, modelja e njohur ishte parë pa ndonjë lloj makijazhi, teksa flokët i kishte lidhur prapa kokës.

Derisa po dilnin nga vendi ku po qëndronin, çifti janë parë duke buzëqeshur e shkëmbyer puthje mes vete.

Së fundmi për dyshen është spekuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjë të cilën e ka hedhur poshtë Hailey. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat