Pamja e Adele për karnavale i befasoi të gjithë, komentuesit i kthehen ashpër me komente

Bota e Yjeve

Pamja e Adele për karnavale i befasoi të gjithë, komentuesit i kthehen ashpër me komente

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 11:22
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele, ka marrë vëmendjen e të gjithëve sërish teksa festonte karnavalet.

Përveç barkut të sheshtë, komente të shumta ka marrë ‘look-u’ i saj dhe modeli i flokëve të saj në stil afrikan. “2020-ta nuk mund të ishte më e çuditshme se ka.

Adele na solli një përvetësim kulturo që askush nuk ia kërkoi”, shkruan Ernest Owest, gazetar, që shton se e urren ta shikojë këtë gjë.

“Uroj të jetë fotoshop, s’mund ta besoj”, shkruan dikush tjetër. Të tjerë janë kapur edhe me shprehinë e fytyrës së Adele dhe theksojnë se ka diçka gabim në look-un e saj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat