Arbenita i quajti shpifje ndërhyrjet e saj në fytyrë, por doktoresha e klinikës në Rusi ka diçka për të thënë!

Bota e Yjeve

Arbenita i quajti shpifje ndërhyrjet e saj në fytyrë, por doktoresha e klinikës në Rusi ka diçka për të thënë!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:04
Arbenita Ismajli

Në qershor të këtij viti bënë xhiron e rrjetit disa foto të modeles Arbenita Ismajli, të publikuara nga një klinikë e ndërhyrjeve estetike në Rusi.

Ka qenë doktoresha e klinikës ajo që ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory.

Nga pamjet, tregohej se Arbenita kishte kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe kishte realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Image
InstaStory

Pasi fotot qarkulluan në rrjet, modelja reagoi e revoltuar, duke u shprehur se ishte lodhur nga shpifjet e shumta për të.

Mirëpo, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.

Image
InstaStory

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigjia e saj.

Mbetet të presim për reagimin e Arbenitës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat