Seldi na prezanton me partneren modele: Ishte dashuri me shikim të parë

Bota e Yjeve

Seldi na prezanton me partneren modele: Ishte dashuri me shikim të parë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:32
Sindi Çela

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte këngëtari Seldi Qalliu dhe partnerja e tij modele Sindi Çela.

Ndonëse Seldi është mësuar me kamerat e me televizionin, për Sindin është diçka e re dhe u shfaq pak më e ndrojtur. Ndër të tjera këngëtari tregoi se dashuria mes tyre ka qenë si në përralla, me shikim të parë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga Sindi, e cila rrëfeu se edhe ajo ka pasur po të njëjtën impakt.

“Mendoj që ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë”, u shpreh Seldi.
Ndërsa bukuroshja Sindi tha:

“E vërtetoj këtë fakt. Gjërat erdhën shumë spontane, u takuam na ecte muhabeti, mbi të gjitha jemi shumë të ngushtë. Sa më ndodh diçka personi i parë që marr në telefon është ai, më pas natyrisht është dhe i dashuri im”.

 
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat