Princeshë Eugenie fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Bota e Yjeve

Princeshë Eugenie fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:57
Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksband

Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksband janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë, përmes një deklarate nga Pallati Buckingham.

Së fundmi, Princesha është fotografuar nga paparaci me një fustan të zi, i cili e nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. 

Princesha u shfaq rrezatuese me fustanin e zi dhe me një rrip të vendosur në bel. 

Gjithashtu mbante veshur një pallto dhe një palë çizme të gjata, të zeza. Sigurisht që 30-vjeçarja kishte marrë masa edhe kundër Covid-19, pasi kishte vendosur një maskë në fytyrë.

30-vjeçarja ishte së bashku me kunatin, Edoardo Mapelli Mozzi dhe një shoqe, për një drekë në një restorant italian në Londër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat