Gjysmake/ Media britanike i kujton Bleona Qeretit daljen nudo dhe jep vlerësimin për të

Bota e Yjeve

Gjysmake/ Media britanike i kujton Bleona Qeretit daljen nudo dhe jep vlerësimin për të

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:09
Bleona Qereti

The Sun, media prestigjioze britanike, së fundmi u ka kushtuar një artikull yjeve që janë shfaqur nudo, duke dhënë kështu dhe vlerësimin për to.

Në mesin e 8 femrave, është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila mori vëmendjen në 'American Music Awards' në vititn 2014 me një fustan rrjetë, duke treguar shumë nga trupi i saj dhe duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.

“Këngëtarja shqiptare i bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo në ‘American Music Aëards’ (Çmimet e Muzikës Amerikane) në vitin 2014, me një fustan rrjetë, që i zbulonte gjoksin, të cilit i kishte mbuluar thithkat. Ajo ka bërë emër me të njëjtat gjëra si kjo dhe karriera e 41-vjeçares është më pak goditëse”,- shkruajti “The Sun”.

Dhe, mes “e famshme apo gjysmake”, media britanike zgjodhi këtë të dytën për këngëtaren shqiptare.

Vajzat e tjera që u përmendën nga “The Sun” ishin: Amber Rose, Irina Shayk, Liz Hurley, Miley Cyrus, Kate Moss,  Kelly Brook dhe Nicola Adams.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat