Kim Kardashian pranon dhuratën më të veçantë nga Alexander Wang

Bota e Yjeve

Kim Kardashian pranon dhuratën më të veçantë nga Alexander Wang

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:44
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka pranuar një dhuratë nga kreatori Alexander Wang me rastin e ditëlindjes së saj.

Ylli televiziv feston ditëlindjen së shpejti por ajo ka filluar të pranojë dhurata që tani.

Kim në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa Instastory ku tregon dhuratën më interesante deri tani.

Në imazhet e ndara mund të shihet një fustan i bërë tërësisht nga kristalet që në të Alexander Wang ka printuar formën trupore të Kim.

Ajo modeloi veshjen e personalizuar për të ndërsa dhurata përmbante një lidhëse të flokëve po ashtu nga kristalet, çantë dhe këpucë të zeza me kristale.

Kim ndau imazhin me ndjekësit e saj duke shkruar, “Nuk mund të besoj se Alexander Wang bëri një foto të trupit tim dhe e shtypi në këtë fustan !!!”.

Ndërsa në kartolinën e dërguar nga Wang shkruante, “Urime ditëlindja Kim, trupi më ikonë i brezit tonë. Çfarë mënyre më e mirë se sa për ta kristalizuar atë!”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat