Aktorja i jep fund beqarisë/ Martohet në një ceremoni mahnitëse në natyrë

Bota e Yjeve

Aktorja i jep fund beqarisë/ Martohet në një ceremoni mahnitëse në natyrë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:03
Roxy Sowlaty

Roxy Sowlaty i ka dhënë fund beqarisë.

Ylli i “Rich Kids Of Beverly Hills” është martuar me të dashurinë e saj, Nicolas Bijan Pakzad, në një ceremoni mahnitëse në natyrë, të shtunën.

“Më në fund dhe zyrtarisht, zonja Bijan. Do të të dua gjithmonë”, shkruajti aktorja në fotot e shpërndara në Instagram.

Ajo zgjodhi dy fustane. I pari ishte prej mëndafshi, që vinte i ngushtë në pjesën e belit dhe i gjerë në pjesën e poshtme.

Ndërsa fustani i dytë, kishte më shumë detaje, por shumë më ndryshe nga i pari, me dekolte të hapur dhe elegant.

Ndërsa bashkëshorti i saj, kishte veshur kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe me papjon.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat