Ndryshimet më të mëdha të stilit të Kim Kardashian ndër vite

Bota e Yjeve

Ndryshimet më të mëdha të stilit të Kim Kardashian ndër vite

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:43
Kim Kardashian

Kim Kardashian sapo mbushi 40 vjeç. Të bëjmë një rikthim të shkurtër në jetën e saj, duke filluar nga ditët epara si stiliste e Paris Hilton e deri në paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq para pandemisë globale. Gjatë kësaj periudhe mund të hasim disa tipare të përsëritura, por megjithatë stili i saj është transformuar në dy dekadat e fundit.

Faza e Paris Hilton

Image

Shumë kohë para se Kim Kardashian të bëhej e njohur, kishte një miqësi me Paris Hilton, nga ku filloi dhe karriera e saj e modës. Shumë shpejt ajo u emërua si stilistja dhe asistentja personale e Paris Hilton.

Stili në këtë foto na flet për atë të viteve 2000', për të cilin ajo është shprehur për Vogue vitin e kaluar, që është i tmerrshëm.

Megjithatë tani është e provuar që statusi që Kim mban, mund të zhduk dhe të lulëzojë trendet. Koleksioni i fundit nga marka e saj, është krijuar me materialin më të përdorur në vitin 2000', velur(kadife).

Një yll i bërë për televizion

Image

Ndërsa "Keeping up with Kardashians" mbërriti në ekranet tona, e drejtoi gjithë vëmendjen e botës tek familja e udhëhequr nga gjinia femërore. Stili i saj përshtatej në përputhje me rrethanat. Vishej për të krijuar më shumë momente të paharrueshme televizive sesa veshje të denja për modë. Sidoqoftë veshjet e saj gjithmonë kanë pasur dhe kanë një influencë të madhe. Ajo solli frymën e aksesorëve tërheqës dhe të mëdhenj: këpucë me majë të theksuar, rripa të mëdhenj, syze të mëdhaja etj. Pra zinxhiri i veshjeve të motrave Kardashian nisi në vitin 2006. Kjo ishte gjithashtu periudha që Kardashian u kthye në mbretëreshën e veshjeve 'të fashuara'. Ky stil ka qenë i popullarizar ne mesin e viteve 90'. Kim riktheu përsëri veshjet super të ngushta, të cilat u bënë më të preferuarat nga firma e saj.

Kalimi në "High-Fashion"

Image

Nëse dikush do të pyes se cili është saktësisht viti kur Kim kaloi në një stil më të hijshëm, është viti 2012. Dhe nëse dikush do të pyeste pse, përgjigja do të ishte: Kanye West.

Që nga momenti që ajo filloi të dilte me muzikantin, u vu re që ai ishte i vendosur të ndryshonte veshjen e saj. Në një episod të "KUWTK", West sjell stilistin personal për të ndryshuar gjithë garderobën e saj.

'Fanatike' e markave të mëdha

Image

Pas ndryshimit të saj falë Kanye West, ajo krijoi disa miqësi të reja  me emra të mëdhenj të industrisë së modës si Olivier Rousteing, Riçardo Tisci dhe Valentino Garavani, me pas filloi të shfaqej në koleksionet e reja të Givenchy, Thierry Mugler, Tom Ford, Versace, brenda dhe jashtë tapetit kuq.

Zgjedhet e saj ose ishin gjithnjë minimale dhe të zbutura ose shumë ektravagante.

Për shumë nga këto të cilat etiketohen si ekstravagante ajo u njoh "për veshjet e saj si të zhveshura".

Më së fundmi në stilin 'atletik'

Image

Duke qenë e martuar me burrin që qëndron pas Yeezy, Kardashian ka ngritur pa masë frymën e veshjeve 'atletike' (te rehatshme). Në vitin 2017 ajo ishte modelja e vetme e paraqitur në look-un e Yeezy. Afërsisht në të njejtën kohë ajo solli dhe stilin e pantallonave të shkurtëra të quajtura "bike shorts", ne koleksionin e Yeezy-it. Në 2019 ajo krijoi linjën veshjeve 'Skims', me lloje të ndryshme ngjyrash. Me këtë veshje aplikoi një estetikë minimaliste dhe 'përqafoi' veshjet e përditshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat