Soni Malaj flet pa dorashka: Kjo këngëtare është konkurrentja ime më e madhe

Bota e Yjeve

Soni Malaj flet pa dorashka: Kjo këngëtare është konkurrentja ime më e madhe

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 07:28
Soni Malaj

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare, ndërsa shumë këngë të saj janë kthyer në hite, sidomos baladat.

Prej vitesh, ajo i ka bërë njerëzit për vete, jo vetëm me zërin, por edhe me energjinë në skenë.

Së fundmi, këngëtarja dha një intervistë për mediat kosovare, ku tregoi edhe këngëtaren që e shihte si konkurrente.

Genta Ismaili është artistja që e ka bërë të ndjejë konkurrencë, sepse sipas saj, të dyja janë shumë energjike në skenë.

Megjithatë, Soni shtoi se kjo ishte një konkurrencë e pastër përtej të cilës kishte miqësi që vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme.

Sipas këngëtares, në showbiz-in shqiptar, sot nuk ka më raporte siç ka qenë dikur, ku përtej arritjeve profesionale, ruhej edhe shoqëria mes tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat