Këngëtarja publikon foton e parë të të birit dhe njofton ndarjen nga partneri

Bota e Yjeve

Këngëtarja publikon foton e parë të të birit dhe njofton ndarjen nga partneri

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 06:18
Iggy Azalea

Katër muaj pasi Iggy Azalea zbuloi se kishte mirëpritur djalin e saj të quajtur Onyx, reperja publikoi foton e parë të të birit.

Në një foto të shpërndarë në Instagram, Azalea shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, ndërsa pozon me një fustan të zi me korse.

Image

Ajo ka publikuar edhe një foto tjetër për ta prezantuar të birin me botën. Në imazhet e ëmbla ajo shkroi thjesht një emoji engjëll.

Por kjo nuk ishte e vetmja gjë e re lidhur me 30-vjeçaren. Një lajm tjetër nga Iggy, të cilin ajo e ka konfirmuar së fundmi, është edhe ndarja nga partneri i saj, reperi 24-vjeçar, Playboi Carti.

Image

Azalea la të kuptohet për ndarjen përmes disa mesazheve të koduara të shpërndara në Instagram Story të premten.

"Ke humbur një 1-sh të vërtetë", shkroi ajo në një mesazh, duke shtuar në një tjetër, "Njerëzit e marrin besnikërinë si të mirëqenë dhe kjo është arsyeja pse unë preferoj të jem vetëm".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat