Modelja e famshme, nënë për herë të parë, por pse nuk do ta zbulojë gjininë e fëmijës

Bota e Yjeve

Modelja e famshme, nënë për herë të parë, por pse nuk do ta zbulojë gjininë e fëmijës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 06:20
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja e famshme e pasarelave ka zbuluar në një intervistë për Vogue se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, janë në pritje të fëmijës së parë, gjininë e të cilit nuk duan ta zbulojnë.

“Kur unë dhe bashkëshorti im u treguam miqve për shtatzëninë, pyetja e parë e tyre ishte për gjininë dhe se çfarë do të donim të ishte. Ne duam t’u përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”,- tha modelja.

Image

“Jam plotësisht e pafuqishme kur bëhet fjalë për gjithçka në lidhje me shtatzëninë time: si do të ndryshojë trupi im, kush do të jetë fëmija im. Por çuditërisht nuk jam e shqetësuar. Në vend që të ndjej frikë, ndihem shumë në paqe. Tashmë jam duke mësuar nga personi brenda trupit tim”.

Emily tha ndër të tjera se edhe bashkëshorti po e përjeton shumë këtë periudhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat