Fjolla Morina bëhet ‘Batman’ për Halloween

Bota e Yjeve

Fjolla Morina bëhet ‘Batman’ për Halloween

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 06:44
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë krye-temë kohëve të fundit.

Ajo përmes rrjete sociale ka sjellë imazhe nga më të ndryshmet, duke fokusuar më shumë ato me partnerin e saj, Fisnik Syla.

Së fundmi, bukuroshja brune ka vendosur që të shfaq personazhin e zgjedhur për festën ‘Halloween’.

Image

Fjolla është parë me një fustan të zi, që i vinte në pah linjat e bujshme trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.

Po ashtu, ajo kishte zgjedhur që të vendos maskën e heroit ‘Batman’, teksa merrte poza para kamerës.

Vëmendje ka marrë edhe një trëndafil të kuq që ajo mbante në dorë dhe bënte lëvizje provokuese.

Image

Sidoqoftë, artistja ende mbetet në arrest shtëpiak, pasi u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat