Rina Balaj ndan foton e vjetër para famës

Bota e Yjeve

Rina Balaj ndan foton e vjetër para famës

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 07:35
Rina Balaj

Rina Balaj është një ndër reperet më në zë të momentit, e cila po shijon momentalisht suksesin e këngës më të re të lançuar, “Zjarr”.

Thuajse çdo javë, reperja ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.

Mirëpo së fundmi, Rina e ka gjetur veten tek flokët e kuq “zjarr” dhe duket se do ta shohim gjatë me këtë look.

Por, me siguri jeni kuriozë të shihni foto të Rinës me flokët natyralë dhe para se të bëhej e famshme.

Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë një kolazh të bërë nga fansat me dy fotot e saja.

Në njërën prej tyre është pozë e tanishme e Rinës, ndërsa në tjetrën ajo shfaqet në fillimet e saj në skenë, në tentativa për t’u bërë kjo që është sot.

Në fakt, ndryshimet e reperes ndër vite janë të vogla, ndërsa ajo vetë nuk ka preferuar të flasë ndonjëherë vetë për ndërhyrjet e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat