Chiara Ferragni në muajin e gjashtë të shtatzënisë “zhgënjen” ndjekësit

Bota e Yjeve

Chiara Ferragni në muajin e gjashtë të shtatzënisë “zhgënjen” ndjekësit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:25
Chiara Ferragni

Çifti italian shumë i dashur për publikun, Chiara Ferragni dhe Fedez, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Ajo ndan shumë shpesh me fansat foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa sot ka treguar se është futur në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Mirëpo, barku i saj i rrumbullakosur “ka zhgënjyer” ndjekësit që nuk e kuptojnë që asnjë shtatzëni nuk i ngjan tjetrës.

Ata kanë pritur një bark akoma më shumë të rrumbullakosur në muajin e gjashtë, madje këtë ia kanë shprehur edhe në komente.

Disa me humor e të tjerë shumë seriozisht, i kanë thënë Chiara-s se barku i saj është shumë i vogël dhe se ka më shumë gjoks sesa bark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat