“Kur linda vajzën hoqa dorë nga muzika”- Jehona Sopi rrëfen periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë dhe planet për të bërë sërish fëmijë

Bota e Yjeve

“Kur linda vajzën hoqa dorë nga muzika”- Jehona Sopi rrëfen periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë dhe planet për të bërë sërish fëmijë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Jehona Sopi

Jehona Sopi dhe bashkëshorti i saj, Lavdimi u bënë prindër të një vajze rreth 8 vite më parë.

Këngëtarja solli një Arian, por shtatzënia nuk ka qenë e lehtë për të.

Gjatë një interviste, ajo tregoi se iu desh të shkëputej nga karriera dhe muzika pasi kishte një shtatzëni të vështirë.

Ndërsa pranoi se për Arian është e gatshme që të heqë dorë nga gjithçka.

“Për fëmijën do të lija gjithçka dhe këtë e kam dëshmuar. Kam ndërprerë aktivitetet e mia profesionale, muzikore sidomos koncertet në momentin që ngela shtatzënë. Kisha një shtatzëni të vështirë, e kisha të pamundur të funksionoja normal dhe jo më të bëja punë. Pastaj kur linda Aria, ajo qenia aq e vogël. Vajzën planifikoj ta dërgoj në Londër për shkollën e mesme dhe do shpërngulem edhe vetë atje sepse nuk do ta lë vetëm. Kjo është arsyeja pse unë mundtë shpërngulem nga Prishtina,”- tregoi Jehona Sopi, e ftuar në “E diela Shqiptare”.

Këngëtarja foli edhe për planet për tu bërë nënë sërish, ndërsa theksoi se aktualisht është përqendruar në rritjen e vajzës së saj.

“Është vendim egoist që të qëndrosh vetëm me një fëmijë, një nga ato vendimet kur vetëm dëshiron të përjetosh ndjesinë e prindit por kanë ardhur punët kështu, saqë mendoj të fokusohem vetëm në rritjen e Arias. Asnjëherë nuk i thuhet jo kësaj pune,”- u shpreh ajo.

Jehona Sopi tregoi edhe momentin kur u njoh me bashkëshortin, duke pranuar se është “me fat”.

“Me Lavdimin jemi njohur në bankë, kur unë punoja atje. Shumë pak punuam bashkë, vetëm e njoha. Pas dy muajsh ndërpreva punën për shkak të muzikës, pas një kohe filluam të dalim në aspekt shoqëror dhe pas një viti u lidhëm bashkë rastësisht (qesh). Më pëlqeu që nuk i përkiste botës së artit por e adhuronte artin. Kisha fatin që ta njihja atë deri tani, kemi qenë shumë mirë, kemi pasur mosmarrëveshjet por asnjëherë s’ka eskaluar që të grindemi shumë,”- tha këngëtarja.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat