Kërkoi të dashur në rrjetet sociale, Encës i “bllokojnë” Instagrami-n, ja sa mesazhe merr në sekondë

Bota e Yjeve

Kërkoi të dashur në rrjetet sociale, Encës i “bllokojnë” Instagrami-n, ja sa mesazhe merr në sekondë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:03
Enca

Enca është në kërkim të një të dashuri dhe po shpreson ta gjejë përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Instagram, këngëtarja u shpreh se ishte në kërkim të një mashkulli si edhe të miqve të rinj. Të interesuarit thjesht duhet t’i dërgonin në inbox aplikimin dhe arsyen pse dëshirojnë të jenë miqtë apo i dashuri i saj.

Dhe duket kërkesat paskan qenë të pafundme, pasi Enca u shpreh se po merr 10 mesazhe në sekondë, duke theksuar se po i bllokojnë Instagram.

“Më keni bllokuar DM, 10 mesazhe të reja në sekondë, do të bëj kaq shumë miq të rinj,”- shkoi Enca në InstaStory.

Mbetet për tu parë nëse ndonjë nga meshkujt do të arrijë t'i “rrëmbejë zemrën” këngëtares.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat