Ja sa kushtoi fustani i veçantë që Dua Lipa veshi në AMAs

Bota e Yjeve

Ja sa kushtoi fustani i veçantë që Dua Lipa veshi në AMAs

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:05
Dua Lipa

Dua Lipa shkëlqeu në mbremjen e ndarjes së çmimeve natën e kaluar.

Këngëtarja shqiptare është një nga emrat më të suksesshëm të momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka marrë vlerësime të mëdha.

Ajo në mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards”  shkëlqeu duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme të këngës“Levitating”.

Image

Dua kishte veshur një fustan mjaft të veçantë nga marka “Versace”,i cili mahniti të gjithë fansat e këngëtares.

Sipas faqes “What They Wearin” veshja e Lipës ka kushtuar plot 10 mijë euro.

Dua Lipa u vlerësua edhe me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën e saj “Don’t Start Now”.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat