Tatuazhe dhe dyluftime/ Modelja italiane Micol Di Segni kërkon titullin në duelin e arteve marciale

Bota e Yjeve

Tatuazhe dhe dyluftime/ Modelja italiane Micol Di Segni kërkon titullin në duelin e arteve marciale

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:14
Micol Di Segni

Luftëtarja italiane e kategorisë MMA në artet marciale Micol Di Segni njihet nga fansat e sja si “Eden Von Hell” ndërsa në fundjavë ndeshet për titullin kampion të femrave.

Para se të bëhej luftëtare Di Segni kishte adhurim për tatuazhet dhe arriti të bëhej modele për rrjetin e famshëm të vajzave ‘punk-rock’ “Suicide Girls.”

Por megjithë suksesin para kamerës ajo ka ndjekur artet e përziera marciale dhe në 2015 fitoi kampionatin botëror në kategorinë amatore, për të vijuar më tej në nivelin profesionist.

Di Segni do të ndeshet me frnacezen Audrey Kerouche në duelin kryesor të eventit AFL Valkyries për të fituar kampionatin dhe për të tërhequr vëmendjen e promovuesve më të njohur të botës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat