Adrola Dushi pozon topless dhe i vuri flakën rrjetit!

Bota e Yjeve

Adrola Dushi pozon topless dhe i vuri flakën rrjetit!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:41
Adrola Dushi

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe kjo s’ka nevojë për diskutime.

Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj s’i ndahet shpirti nga Shqipëria dhe kthehet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.

Këto ditë, Adrola ndodhet pranë familjes së saj, duke ndarë shpesh foto dhe video me ndjekësit nga koha e bukur që po kalon me të dashurit e zemrës.

Ndërkohë me foton e fundit që ka postuar në Instagram i ka vënë zjarrin rrjetit. Ajo ka pozuar topless, teksa flokët e gjatë kaçurela i ka lëshuar para.

Image
Adrola Dushi

Menjëherë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente duke e komplimentuar për look-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat