Rita Ora arrin tjetër sukses në fushën e biznesit

Bota e Yjeve

Rita Ora arrin tjetër sukses në fushën e biznesit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:25
Rita Ora

Rita Ora ka dhënë një njoftim lidhur me “Prospero Tequila”.

Rita Ora është emër shumë i suksesshëm si anë muzikë ashtu edhe në fushën e biznesit.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me marka të njohura, ndërsa tash e sa vite ajo ka sjellë në treg “Prospero Tequila”, për të cilën së fundi bën të ditur se ka dalë në tregun e Britanisë.

“Jam shumë krenare të ju njoftoj se @prosperotequila ime është tani në Mbretërinë e Bashkuar në @theofficialselfridges !! ?❤️

Udhëtimi që kam qenë me Stella Anguiano dhe ekipin e saj të mahnitshëm gjatë vitit të fundit për të sjellë në jetë Prospero Tequila ka qenë hapje e syve dhe kaq fuqizuese !! Jam shumë e lumtur që më në fund jemi në gjendje ta ndajmë atë me të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar !! ❤️

Kalimi i ditës duke bërë intervista virtuale dhe duke bërë koktej mbi Zoom ishte padyshim një përvojë unike bllokimi, por ishte shumë argëtuese !!”, shkruan ndër të tjera Rita.

Kujtojmë se bazuar në një raportim të medieve të huaja ditët e fundit, Rita Ora ka grumbulluar pasuri në vlerë 20 milionë funta, me sukseset që arriti në muzikë dhe biznes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat