"Vetëm mos ardhsha në shtëpi", çfarë bëri ish-deputetja kur pa të bijën në portale 

Bota e Yjeve

"Vetëm mos ardhsha në shtëpi", çfarë bëri ish-deputetja kur pa të bijën në portale 

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Ester Bylyku:

Nuk është e lehtë të jesh person publik, e për më tepër pjesë e familjes së një politikane. Këtë e vërtetoi së fundmi modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD, Albina Deda. Ada ka rrëfyer një histori përballë moderatores Ester Bylyku, në Glamour Zone në , si disa lajme në portale tmerruan nënen e saj.

Ester Bylyku: Cili ka qenë një moment i sikletshëm për ty me nënën tënde?

Ada Deda: Mbaj mend një episod kur mami ishte akoma deputete dhe kishte shkuar në Bajram Curr. Atë ditë unë kisha çaktivizuar Instagramin, dhe portalet kishin shkruar ‘Zhduket vajza e deputetes’. Dikush e merr mamin në telefon dhe i thotë se i vinte keq që isha zhdukur, ndërkohë që mami tmerrohet, se s’po kuptonte ç’kishte ndodhur. Më merr në telefon, por s’ja hapa se nuk e dëgjova. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam shumë mirë në shtëpi. Mami ishte tmerruar totalisht dhe i thotë vëllait: ‘I thuaj asaj Adës, veç mos ardhsha në shtëpi.

Image
foto 1.
Image
foto 2.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat