Loredana nominohet për të tretën herë si “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards 2021

Bota e Yjeve

Loredana nominohet për të tretën herë si “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards 2021

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 06:34
Loredana Zefi

Reperja shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, për të tretën herë është nominuar në “MTV Europe Music Aëards 2021”.

Ajo për dy vite radhazi është shpërblyer si “Performuesja më e mirë zvicerane”, gjersa sivjet është nominuar në po të njëjtën kategori.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.

Krahas Lorit, në garë për këtë çmim është edhe këngëtari tjetër nga Kosova, Gjon Muharremaj.

Të tjerë që garojnë në këtë kategori janë edhe: Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann.

MTV EMA 2021 kësaj radhe do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari.

Në këtë natë të paharrueshme, evenimenti mbledh yjet më të mëdhenj të botës.

Shfaqjen dhe më të rejat mund t’i ndiqni në të gjitha platformat përfshirë, TikTok, Instagram, Tëitter, Facebook dhe mtvema.com.

Të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mtvvitin e kaluar ishin edhe yjet, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat