Princesha Geraldinë feston ditëlindjen e parë, mami Elia e përlotur: Parajsa ekziston

Bota e Yjeve

Princesha Geraldinë feston ditëlindjen e parë, mami Elia e përlotur: Parajsa ekziston

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:23
Familja mbretërore

Si sot një vit më pare, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë.

Elia solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Ndërkohë, pak minuta më herët, ajo ka ndarë në Instagram disa foto familjare, shoqëruar me një dedikim shumë emocionues për të bijën.

Elia thekson që prej një viti i ka ndryshuar jeta dhe ndihet shumë e bekuar nga Zoti.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Image
Familja mbretërore
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat