E bukur edhe pa makijazh, Dua Lipa duket joshëse me dukjen e saj të freskët gjatë shëtitjes në Londër

Bota e Yjeve

E bukur edhe pa makijazh, Dua Lipa duket joshëse me dukjen e saj të freskët gjatë shëtitjes në Londër

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 00:20
Dua Lipa

Ajo gjithmonë duket në modë qoftë në tapetin e kuq apo në një dalje të qetë.

Dhe Dua Lipa dukej sërish e mrekullueshme e mbështjellë ngrohtë me një xhaketë elegante, ndërsa shijonte një udhëtim të rastësishëm në perëndim të Londrës të shtunën.

Interpretuesja e hitit “Break My Heart”, 26 vjeçe, veshi një pallto rozë, vjollcë dhe krem ndërsa doli në kryeqytetin britanik, shkruan DailyMail.

Image

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë xhinse të lehta dhe atlete të rehatshme ngjyrë blu dhe të bardhë, ndërkohë në dorë kishte një çantë të madhe prej lëkure në ngjyrë të zezë.

Bukuroshja zgjodhi të dilte pa makijazh për shëtitje dhe i la flokët e saj të zeza të binin lirshëm mbi shpatullat e saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi një natë pasi Dua kishte shijuar një mbrëmje të zhurmshme feste me miqtë e saj në Londër, duke u kënaqur me shishet e verës gjatë mbrëmjes.

Image

Ajo hyri në Instagram për të dokumentuar natën ku kishte veshur një fustan të shkurtër me geta, përmes fotografive që ndau me ndjekësit e saj.

Grupi dukej sikur po kalonin një kohë të mirë në restorant, përpara se Dua të bënte një fotografi të paqartë jashtë një kabine të kuqe telefoni.

Kjo vjen pasi në fillim të kësaj jave, Dua shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë prej lëkure në ngjyrë portokalli dhe pantallona me shirita ngjyrë blu.

Image

Dua Lipa përndryshe është bërë së fundmi imazhi më i ri i kompanisë gjigante të modës, “Versace”, duke reklamuar koleksionin e tyre më të ri, për çka thuhet se është paguar deri në një milion dollar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat