Situata Bora-Donald-Beatrix shkaktoi bujë të madhe në rrjet, këngëtarja: Televizioni nuk ka mëshirë për...

Bota e Yjeve

Situata Bora-Donald-Beatrix shkaktoi bujë të madhe në rrjet, këngëtarja: Televizioni nuk ka mëshirë për...

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Olta Boka, Donaldi, Beatrix 

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixës është qendra e vëmendjes ditët e fundit. Donaldi mësoi dje se Bora ishte duke e pritur jashtë dhe tha se ndihet në faj për veprimet e tij, mirëpo pohoi se nuk është duke u tallur me Beatrixën.

Kjo e fundit i kërkoi falje Borës, por tha se ajo që ndjen për Donaldin nuk ndryshon.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Olta Boka. Në një postim në Instastory ajo shkruan se e njeh televizionin që në vegjëli dhe thotë se media i bën ngjarjet ashtu si i intereson.

“Nuk ka mëshirë. As për protagonistët e as për publikun. Madje për këtë të fundit sa më shumë drama, telenovela të krijojë, aq më mirë. Televizioni nuk pyet se kë përdor për të arritur qëllimet e veta (shikueshmëria). Për sa kohë individi, i cili “përdoret”, ka pranuar të bëhet pjesë e skemës, skemë të cilën protagonistët e kuptojnë shumë më vonë”, shkruan Olta.

“E gjithë diferenca është tek vëmendja që keni ndaj detajeve! Detaje që kur lidhen me njëra-tjetrën japin përgjigjen logjike, por jo të sigurtën. Sepse në fund të fundit të vërtetën e dinë vetëm protagonistët”, thotë ajo ndër të tjera, duke vënë në dukje se një pjesë e situatave janë edhe të planifikuara.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat