Wanda Nara është shtatzënë?

Bota e Yjeve

Wanda Nara është shtatzënë?

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:43
Wanda Nara

Wanda Nara ka ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme me njërin nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale.

35-vjeçarja la miliona fansa të dyshojnë se ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i PSG-së, Mauro Icardi, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Biondja ndau foto përkrah dy vajzave të saj, Francesca Icardi dhe Isabella Icardi, nga dalja e tyre nëpër rrugët e Parisit. “E premte”, shkroi ajo bashkangjitur imazheve me një ‘emoji’ që e përshkruan familjen.

Në një nga fotot, Francesca mbante një fëmijë lodër që tërhoqi vëmendjen e motrës së vogël të Wandas, Zaira Nara.

Duke komentuar postimin, Zaira tha: “Oh, mendova se kishte ardhur një fëmijë i gjashtë”.

Ky koment ndezi aludimet se Wanda ishte në pritje të fëmijës së tretë me Icardin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Nara dhe sulmuesi argjentinas patën një grindje publike vitin e kaluar me akuzat se futbollisti po e tradhtonte, megjithëse tani i kanë rregulluar gjërat. Mauro u raportua se kishte tradhtuar bashkëshorten me aktoren argjentinase, China Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat