A po e vuan ndarjen nga Dua Lipa? Ja në çfarë gjendje shfaqet Anwar Hadid

Bota e Yjeve

A po e vuan ndarjen nga Dua Lipa? Ja në çfarë gjendje shfaqet Anwar Hadid

Më: 12 janar 2022 Në ora: 08:56
Anwar Hadid

Anwar Hadid po pinte një cigare pasi kishte ngrënë drekë me një mik në Granville në Studio City të dielën pasdite, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën.

Teksa shijonte duhanin, modeli 22-vjeçar u pa duke biseduar në altoparlant ndërsa ishte i veshur me një bluzë të hirtë dhe një palë pantallona të zeza të veshura me një zinxhir argjendi.

Gjatë kësaj shëtitje ndërsa ishte i veshur me triko, Hadid vuri në dukje edhe numrin e madh të tatuazheve përreth krahëve të tij, shkruan DailyMail.

Ndërsa motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, vëllai i tyre ka më shumë se 35 dizajne të përhershme që zbukurojnë trupin e tij.

Anwar dukej se ishte në gjendje emocionale të qetë ndërsa qëndronte në një cep të rrugës me një mik, i cili kishte veshur një kapele të zezë bejsbolli, bluzë me dizajn gjeometrik dhe pantallona të shkurtra.

Image
Anwar Hadid

Hadid është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e hitit “New Rules”, Dua Lipa, pas dy vitesh lidhje.

Çifti filluan lidhjen e tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media ndërkombëtare se ata i dhanë fund marrëdhënies mes tyre.

Kishte raportime se çifti ishte ‘në krizë’, me burime që pretendonin se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë të tëra për shkak të orareve të tyre të ngjeshura.

Çifti fillimisht hodhi idenë për t’i vënë frena romancës së tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh bashkë po rezulton e vështirë.

“Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është drejt fundit”, theksoi burimi.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj të ri në Londër dhe në Los Anxhelos, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për Revistën People se ata janë ‘aktualisht në një pushim’.

Burimi i brendshëm pohoi se çifti aktualisht janë duke ‘i kuptuar gjërat tani’ dhe ‘duke kaluar kohë të ndarë’.

Image
Anwar Hadid dhe Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat