Linda Halimi shfaqet seksi në bikini nga Miami

Bota e Yjeve

Linda Halimi shfaqet seksi në bikini nga Miami

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:54
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e ka nisur vitin 2022 duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në Miami.

Ajo madje ka treguar se ky destinacion do të jetë tash e tutje vendbanimi i saj i përhershëm, pas shpërnguljes me bashkëshortin dhe vajzën nga Atalanta.

Linda e cila shquhet për linjat atraktive të trupit, nuk hezitoi që t’i ekspozonte ato në një paraqitje me bikini pranë pishinës së hotelit ku ndodhet aktualisht.

“Nganjëherë ti duhet të jesh një e bukur dhe një bishë”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.

Tutje, këngëtarja e hitit “Ëndërroja” publikoi edhe një video për fansat e saj në TikTok, ku me krenari shfaqte trupin e saj të tonifikuar.

Vitin e kaluar, Linda e bëri të ditur se kreu në trup operacionin BBL, për zhvendosjen e dhjamit nga barku në vithe.

Ajo është gjithashtu shumë e përkushtuar ndaj palestrës, gjë e cila i ka ndihmuar në mbajtjen e një forme të mirë të trupit. 

Image
Linda Halimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat