Modelja braziliane ndërron jetë nga Covid-19!

Bota e Yjeve

Modelja braziliane ndërron jetë nga Covid-19!

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:56
Valentina Boscardin

Modelja e njohur Valentina Boscardin ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19.

Mediat braziliane raportojnë se ajo u detyrua të shtrohej në spital për shkak të simptoma të rënda, por ishte tromboza e krijuar nga sëmundja që i dha fund para kohe jetës së saj.

Lajmin e ka dhënë e ëma e saj prezantuesja e njohur braziliane Marcia Boscardi.

Sipas prezantueses, vajza e saj nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer, por këto masa nuk parandaluan një shtrimin në spital.

Valentina Boscardin kishte ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe tashmë ishte pjesë e agjencisë së njohur Ford Model Brasil Sao Paulo.

“Valentina ishte gati për të nisur një karrierë ndërkombëtare. Sa e trishtueshme . Ajo kishte marrë të dy dozat e Pfizer. Pusho, në paqe Valentina” ka shkruar gazetari dhe miku i familjes së viktimës, Felipeh Campos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat