Me hiret në plan të parë, Melinda mahnit me setin e ri fotografik

Bota e Yjeve

Me hiret në plan të parë, Melinda mahnit me setin e ri fotografik

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:54
Melinda

Ndërkohë që këngët e saja shndërrohen në hite, Melinda Ademi arrin në qendër të vëmendjes edhe përmes fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale.

Më shumë se 1.1 milion fansa e ndjekin profilin e këngëtares në Instagram, ku nuk mungojnë imazhet që ngacmojnë imagjinatën.

Së fundmi, artistja ka realizuar një set fotografik me fustan të shkurtër dypjesësh, ndërsa disa poza ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e saj.

“Akoma nuk ka ardhur më e mira nga unë”, është përshkrimi që ka zgjedhur Melinda për këto fotografi.

Ndërsa në InstaStory ka shpërndarë video nga fotosesioni duke vënë në pah edhe njëherë figurën e mahnitshme trupore.

Image
Melinda
Image
Melinda

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat