‘As lekët s’ti rregullojnë këmbët’, kështu i kthehet ndjekësit Alketa Vejsiu

Bota e Yjeve

‘As lekët s’ti rregullojnë këmbët’, kështu i kthehet ndjekësit Alketa Vejsiu

Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:03
Alketa

Një nga moderatoret më të mira shqiptare padyshim që është edhe Alketa Vejsiu.

Ka kohë të gjatë që Alketa është pjesë e ekranit shqiptar duke u shndërruar kështu në një emër mjaft të dashur të showbizit shqiptar.

Jo rrallë herë Alketa është bërë personazh i komentuar në mediat rozë për shkak të bisedave virtuale me ndjekësit e saj në instagram.

Image
Alketa

Ajo po ashtu shpesh është komentuar edhe për këmbët e saj të gjata ku njekësit nuk kanë përtuar t’ia thonë me komente se nuk iu pëlqejnë.

Së fundmi njëri nga ndjekësit i shkruan në rubrikën ‘Ask me a question’: Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”

Por, përgjigjja e saj me shumë pozitivitet dhe një mesazh të rëndësishëm për jetën na habiti të gjithëve.

“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër”, ka shkruar moderatorja.

Image
Storie në Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat